24 janar (UPI) – Ligjbërësit në Greqi do të votojnë së shpejti mbi një marrëveshje midis qeverisë greke dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për të ndryshuar emrin e kësaj të fundit, duke zgjidhur një mosmarrëveshje gati tre dekada të vjetër.

Çështja e ndryshimit të emrit të republikës është debatuar për 27 vjet, qe kur ajo u shkëput pas rënies së Jugosllavisë në vitin 1991. Verën e kaluar, të dy palët arritën një marrëveshje për të ndryshuar emrin e vendit në këmbim të pranimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Nëse marrëveshja miratohet, territori i ish Jugosllavisë do të bëhet Republika e Maqedonisë Veriore. Vetëm rajoni në veri të Greqisë do njihet si Maqedoni.

Marrëveshja pritet të miratohet, por ka opozitë në të gjithë spektrin politik të Greqisë. Ata duan të mbrojnë “Grekllekun” e rajonit të Maqedonisë dhe të mos lejojnë një vend fqinj të pretendojë për emrin.

Ekspertët besojnë se votimi do të jetë i afërt. Për të kaluar, kryeministri Alexis Tsipras ka nevojë që disa ligjvënës të shkëputen nga linjat e partive.

Votimi u caktua të enjten, por u shty për të premten, raportoi Al Jazeera.

Sondazhet tregojnë se dy të tretat e votuesve grekë nuk e miratojnë ndryshimin e emrit.

Kreu i Demokracia e Re Kyriakos Mitsotakis u bëri thirrje ligjvënësve të denoncojnë marrëveshjen “e keqe” dhe akuzuan udhëheqjen për dorëzim të “identitetit dhe gjuhës Maqedonase”.

Në të kaluarën, Greqia ka penguar përpjekjet e republikës për tu bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Si pjesë e marrëveshjes, ish republika jugosllave duhet të bjere dakort që nuk ka ambicie për rajonin Grek.

Partia Komuniste Greke ka varur parulla që kundërshtojnë ndryshimin e emrit, në Akropolis, ku gjendet Pantheoni i famshëm. Ato thonë, “Jo planeve te SHBA-NATO-BE” dhe “Jo irredentizmit dhe nacionalizmit”. Shtojnë: “Po miqësisë, solidaritetit dhe luftës se përbashkët të popullit”.

Pjesa më e madhe e krenarisë greke ka të bëjë me trashëgiminë e Aleksandrit të Madh, i cili ishte nga Maqedonia. Disa u zemëruan kur FYROM e vendosi emrin e Aleksandrit të Madh në aeroportin në Shkup dhe një autostradë. Të dy emrat kanë rene prej kohesh.

Veritas.com.al/