Bardh Spahia është shpallur në kërkim nga policia e Shtetit. Ish-deputeti i PD-së Spahia është shpallur në kërkim pas akteve të dhunshme mbrëmë në Shkodër, ku mbështetësit e PD dhe LSI i vunë flakën klasës së shkollës “Shejnaze Juka”.

Brenda klasës ndodheshin materialet e KZAZ-së për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të shfuqizuara nga presidenti Ilir Meta. Protestuesit tentuan të merrnin në kontroll ambientet e KZAZ-së.

Për aktin e djeshëm janë arrestuar pesë persona nga policia, 14 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia ka identifikuar Spahinë si një ndër personat përgjegjës për këtë ngjarje. Ditën e sotme, policia e Shkodrës ka arrestuar 5 persona dhe ka shpallur në kërkim 14 të tjerë, si personat që i vunë flakën dje dy klasave që shërbenin si magazina për materialet zgjedhore.

Sipas informatave, Spahia ndodhet ne Tirane dhe se  Spahia mund të ndalohet në kryeqytet për llogari të komisariatit të Shkodrës.

Veritas.com.al/