I bëj apel Prokurorisë dhe gjithë institucioneve shtetërorë te zbatojnë pa asnjë hezitim e tolerancë ligjin ndaj atyre që po tentojnë t’i vënë flakën shkollave, qendrave te votimit që po shkatërrojnë materialet e zgjedhjeve, që pengojnë e dhunojnë fushatën zgjedhore. Këto akte nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë.

Prokuroria nuk duhet t’i përkëdhelë edhe më tej politikanet e korruptuar. Aq më tepër nuk duhet të lejojë që politikanët e thirrur si të pandehur të tallen me prokurorinë dhe ligjin,duke refuzuar te paraqiten.

Mafia politike, kriminale e terroriste, e ndihmuar nga disa shtete antiperendimore që vepron kundër vendit tonë, janë bashkuar për të destabilizuar Shqipërinë

U bëj apel të gjithë shqiptarëve, kudo që janë dhe që duan familjet dhe vendin e tyre, të distancohen nga këto banda kriminale e terroriste të udhëhequra nga disa politikanë te korruptuar e inkriminuar që besojmë se së shpejti do të vihen ne bankën e të akuzuarve.

Zef BROZI

Uashington,DC.