Buenos Aires (AFP) – Ish-presidentja e Argjentinës, Kristina Kirchner, u akuzua për një rast të ri të korrupsionit për të dytën ditë rradhas të martën, kësaj here lidhur me parregullsitë në koncesionin e subvencioneve për operatorët e trenave dhe autobusëve.

Senatorja 66-vjeçare po përballej tashme me akuza të shumta para se ajo të akuzohej të hënën për mashtrim ne importin e gazit të lëngshëm.

Gjykatësi Claudio Bonadio kërkoi që Kirchner të dergohej në paraburgim paraprak me kusht pagimin e një miliard pesos (25 milionë dollarë).

Por politikanja e qendrës së majtë,e cila ishte presidente nga viti 2007 deri në vitin 2015,eshte e mbrojtur nga burgimi me imunitetin parlamentar të pjesshëm.

Ajo është në Kubë, ku vajza e saj Florencia po merr trajtim spitalor.

Ndër 10 rastet e mëparshme të ngritura kundër Kirchner, më i dukshmi është skandali “fletoret e korrupsionit” në të cilin akuzohet se ka marrë dhjetëra milionë dollarë në ryshfete.

Në këtë rast, prokuroria pretendon se një total prej 160 milionë dollarë në rryshfete i ishin dhëne midis viteve 2005 – kur burri i saj Nestor ishte president- dhe 2015.

Kirchner shpreson të qëndrojë në zgjedhjet presidenciale të tetorit dhe është rivalja më e afërt e presidentit të qendrës së djathtë Mauricio Macri, sipas sondazheve.

Por i pari nga gjykimet e shumta me të cilat përballet për korrupsion fillon më 21 maj, në një rast në të cilin akuzohet se ka favorizuar ne menyre korruptive biznesmenin Lazaro Baez në dhënien e 52 kontratave të punëve publike me vlerë 46 miliardë pesos (1.2 miliardë dollarë) gjatë presidencës së saj .

Vritas.com.al/