Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme mesditën e së hënës.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se në orën 12:00, do të zhvillohet seanca përr marrjen në pyetje për Beqajn, i cili akuzohet për shperdorim detyre në lidhje me dosjen e sterilizimit.
Pas masës së caktuar nga gjykata, Beqaj duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore çdo të premte, ndërsa nuk mund të dalë jashtë vendit pa një autorizim nga gjykata.