Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ish-presidenti Alfred Moisiu tha se partitë politike duhet të mendojnë më shumë për një Shqipëri më të mirë, ku do të rriten fëmijët në të ardhmen.
Këtë mesazh, ish-presidenti e dha gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata e Paqes Universale në Shqipëri, ku salla e konferencave nga dje do të mbajë emrin e ish-presidentit.
“Mesazhi im është ai që ka qenë gjithmonë. Të mendojmë për Shqipërinë. Të mendojmë për të ardhmen e vendit tonë.
Të mendojmë për ardhmërinë e rinisë, që ta bëjmë atë sa më të bukur, sa më të pasur dhe sa më të zhvilluar.
Dhe të mendojmë më pak për karrigen, aq më tepër që gjithë këto vite i është më shumë përparësi interesit personal,” u shpreh ish-kreu i shtetit për RTSH.
Komente