Ish-kryeministri Sali Berisha është përlotur teksa po mbante fjalën e lamtumirës për ish-presidentin Bujar Nishani.

Berisha ndaloi për pak sekonda, për të rinisur fjalën e tij ndërsa u mbush me lot kur i dha lamtumirëm ish-presidentit.

“U prefsh në paqe miku ynë i dashur”,u shpreh Berisha.

“Do mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi. Do kesh gjithmonë mirënjohjen dhe do jetosh përherë në kujtesën tonë. Dua të shpreh një falenderim për familjen tënde, për ata që bënë gjithçka që ti mos të niseshe në këtë rrugë pa kthim. U prefsh në paqe miku ynë i dashur”,-tha Berisha.