-Nga Shqipëria në ish DDR, nga Bullgaria në Poloni, historia e ish regjimeve mbetet e stampuar. Udhëtimi i artistit Giovanni Vitali i cili ka mbledhur ato kujtime të pashlyeshme-

Nga: Stefano Zurlo/

Burgu i Spacit,disa qindra kilometra larg Tiranës, ishte një nga vendet më të errëta të atij burgu në qiell te hapur që ishte Shqipëria. Sot vizitori i rrallë endet mes atyre qelive plot dhimbje dhe braktisje, pastaj, papritmas, ja një murale e freskët dhe e habitshme mes kaq shumë trishtimi: në bazë fjala Fear, frika, menjëherë siper shqiponjës dy krereshe, shenjë e identitetit kombëtar, është mbyllur ne kafaz nga mendimi i majte i Enver Hoxhës, diktatorit të atij eksperimenti mizerabel pararevolucionar.

Koka e tiranit dominon grafitin që përzien të kaluarën dhe të tashmen, sugjerime dhe obsesione, epokën e errët të socializmit dhe sezonin aktual të mbushur me ankthe dhe shpresa.

Peneli luan me fantazmat e Pasluftës. Drapër, çekan dhe ëndrra të thyera. Giovanni Vitali,artisti i ri lombard, ka kryer një udhëtim të vetëm në tetë faza në shumë kryeqytete evropiane, dikur provinca te perandorisë sovjetike.

Asnjë demonizim dhe aq me pak nje therrime nostalgji, sic dhe është në modë sot mes popullatave që janë zhytur në varfëri më therëse dhe ne pasiguri më të forte. Vitali lëviz në hapësirë, në Lindje, dhe ne kohë, duke ri-kapur skajet e Perdes së Hekurt, por pa mbetur i shtypur.

Shkon para e mbrapa, me ngjyra ne akrilik, me foto dhe me fjalë, përgjatë shume ndjenjave paralele, gjithmonë të vëmendshme ndaj surprizave, sepse ajo epokë të paktën në këto hapesira ka mbaruar përgjithmonë, por nuk ka vdekur makina e ideologjisë që ka gjeneruar ato eksperimente te inxhinierise sociale.

Tetë vepra murale,realizuar në studio në Milano dhe më pas vendosur në po aq pika të ndezura, tetë plage të hapura, të atij universi. Tetë vepra dhe një vëllim,jo besnike te linjes, te sapo botuara nga SilvanaEditoriale, plot ide për të lundruar pa u mbytur në rrjedhën e historisë. Vitali niset nga Shqipëria, ndoshta toka më e shkaterruar e asaj Evrope Lindore kaq e ndryshme deri në vitin 1989. Dhe hyn midis qelive të Spacit duke na ofruar, në atë kornizë kaq të martirizuar, fytyrën spektrale të Hoxhës. Mund të duket si një mbyllje hesapesh, por nuk është kështu; autori raporton në një nga tekstet shoqëruese një fjali aspak qetesuese të Nënë Terezës, që vlen si një busull për të gjithë punën: “Tiranët më të këqij nuk janë Hitleri, Stalini, Milloshevici. Armiku më i tmerrshëm i qenies njerëzore është urrejtja që hyn në zemrën e tij “.

Askush nuk mund të vëzhgojë atë tragjedi sic vëren një peizazh nga ballkoni. Dhe jo vetëm për mëshirën që frymëzojne dramat e pafundme që i kanë shoqeruar nen regjimet e Titos, Hoxhës, Çausheskut e kështu me radhë. Jo, është se kollotumbat e historisë dhe te shpirtit mund të sjellin përsëri atë që dukej e varrosur përgjithmonë. Nuk jemi të mbrojtur nga shqetesimet e reja dhe tmerret.

Peneli dhe aparati i Vitalit na e kujtojnë. Dhe megjithatë, ky pelegrinazh i paprecedent na jep mbrapa me gjithë hijeshinë e saj të errët dhe të përhumbur, atë botë tashmë të mbytur. Ato pallate te frikshme, pa horizont, trashëgimi e një perandorie që nuk ekziston më. Statujat kanosese të Leninit. Sheshet e zhveshura. Shtëpitë e popullit me ikonografinë e tyre te fryre dhe didaktike. Monumentet madhështore,servile ndaj një fuqie që dukej e përjetshme dhe qe avulloi kundër të gjitha parashikimeve.

Një turne që i ngjan një dokumentari lakmitar te paparë bardh e zi, një garë mbrapsht mbi makinën e kohes. Por pastaj, për të hequr sigurite dhe mbjellë dyshimet,ja ndotjet ndërmjet historise së madhe dhe penelit të vogël mberritur me kureshtjen e tij dhe ndjeshmërinë e tij nga Milano. Në Bullgari artisti na con në majë të një mali, në kuoten 1500 metra, për të na bërë të meditojmë për Monumentin Buzludzha, një gjigand beton armeje braktisur në fatin e tij në 1991, dhjetë vjet pas ndërtimit të tij arrogant.Duhej të ishte një qendër e kongreseve, në një vend absurd, por simbolik, sepse këtu në vitin 1891 Dimitar Blagoev kishte themeluar Partinë Socialdemokratike Bullgare “, syth i Partisë Komuniste të ardhshme.” Në hyrje dikush ka kërkuar të beje nxitimthi funeralin e asaj çmendurie,duke shkruar me varak fjalë qe heqin friken: ” Forget your past ” harrojeni të kaluarën tuaj. Sikur të mund te fshije apo më keq të hiqje një traumë te gjatë të paktën dy breza. Vitali vjen për të admiruar këtë perkujtimore të mbushur me melankoli dhe nuk gjen me asgjë. Një dorë e ka eliminuar keshillen. Dhe athere instinktivisht rishkruan: ” Never forget your past “, mos harroni kurrë të kaluarën tuaj. Sepse kulla e Babelit mund të rilinde gjithmonë dhe është e vjetër sa historia e njeriut.

Pra, nga Tirana në Sofje, nga Budapesti dhe Praga,duke bere  zigzag mes koshereve të ndërtesës socialiste dhe kujtimeve cope e cike,me tipare te dekompozuara, të atij kozmosi te perenduar me gjithë retorikën e saj imponuese. Sic dokumentojne palestrat, kafenetë, madje edhe basorelievet e pashmangshme të Leninit që janë shpërndarë këtu dhe atje në atë nekropol bashkëkohor, që është Vogelsang, qyteti model,vendi i perparuar sovjetik në atë që ishte Gjermania tjetër, Ddr-ja.

Tre intervista me Annalia Guglielmi, Toni Capuozzo dhe Luigi Geninazzi ndihmojnë lexuesin përgjatë rrugës. Dhe Geninazzi,gazetar dhe shkrimtar i një kohe të gjatë, raporton sintezën eksplozive heqesgjurmesh që i ishte dhënë atij nga Lech Walesa, ish-udhëheqësi i Solidarnoshit, për të shpjeguar të pashpjegueshmen: “Beja gjithmonë të njëjtat gjëra, kam luftuar për sindikaten për të mbrojtur punëtorët, por gjendeshim 10 kolegë … pastaj më 1980 e gjetem veten në 10 milionë, jo në 10. Ishte faktori Wojtyla ».

VERITAS.COM.AL/