Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Opozitës, Lulzim Basha sapo kanë mbërritur në selinë e Presidentit ku do të zhvillohet takimi i dytë mes tyre me ndërmjetësimin e kreut të shtetit Bujar Nishani.
Ndryshe nga takimi i parë, kësaj radhe Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk shoqërohen nga Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.
Formati i i këtij takimi është vetëm mes Ramës e Bashës, me ndërmjetësim të presidentit Nishani.
/Veritas.com.al/