Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë atuorësinë për sulmin me të shtëna që la të vdekur të paktën 50 persona dhe mbi 400 të tjerë të plagosur në Las Vegas.
Megjithese ende nuk ka prova mbi perkatesine e aktit terrorisit, dihet se autori Paddock ishte kthyer ne fene islame disa muaj te kaluar.
Në një komunikatë të publikuar në agjencinë propaganduese të grupit “Amaq”, ISIS pohoi se sulmuesi ishte ushtar i Shtetit Islamik, raporton Independent.
Grupi terrorsit ka pohuar se Paddock u konvertua në islam pak ditë para sulmit.
Ndërkohë, policia amerikane ka thënë sot se nuk dihen motivet e sulmuesit, të identifikuar si Stephen Paddock, 64-vjeçar, nga Mesquite, Nevada.
Paddock vrau veten para se policia të mbërrinte në hotelin ku po qëndronte ai.
Ai nuk ka pasur lidhje me ndonjë grup terrorist, sipas policisë amerikane.
Policia në Mesquite, ku shtëpia e Paddock është duke u bastisur, thotë se ai nuk ka pasur histori krimi.
“Nuk dimë shumë për Paddock. Ai jetonte në qytetin tonë. Ne si zyrtarë ligjorë nuk kemi pasur kontakt me të në të kaluarën”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Mesquite, Quinn Averett.
Në këtë departament nuk ka asnjë raport rreth Paddock, asnjë arrestim e madje asnjë rekord për ndalje në trafik.