Presidenti Trump, në vizitën e tij të parë zyrtare në Indi të hënën, u përshëndet nga turmat e tejmbushura dhe një tubim masiv në stadium, ku ai njoftoi një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh që do të dërgojë helikopterë ushtarakë më avanguardë në vend.

Tubimi “Namaste Trump” ishte një vazhdim i eventit “Howdy, Modi” që Trump mbajti me kryeministrin Narendra Modi në Houston shtatorin e kaluar.

Korteu i Trump-it kaloi përgjatë turmave që dukeshin të pafundme në Ahmedabad me shumë brohoritje dhe duke tundur flamuj amerikanë gjatë rrugës për në stadiumin Sardar Patel me kapacitet 110,000 vende.

Pankarta të mëdha publiciteti ishin shpërndarë gjatë gjithë rrugës që tregonin Trump përkrah Modit dhe bashkëshorten e tij Melania.

Kur Modi ia dorëzoi podiumin Trumpit, presidenti falënderoi të pranishmit për pritjen që mori, duke shtuar se ai dhe Melania do të kujtojnë mikpritjen e ofruar. “Amerika do të jetë gjithmonë mikja besnike dhe e vërtetë e popullit të Indisë”, tha Trump.

Trump gjithashtu ka propaganduar paqen e Indisë në të kaluarën. Më vonë ai njoftoi se do t’i shesë vendit helikopterë avanguardë në vlerë prej 3 miliardë dollarë dhe pajisje të tjera.

VERITAS.COM.AL/