Sipas sondazhit të Index Research, Lega po rritet përsëri. Mirë edhe FdI,ndërsa Demokratet zbresin dhe 5yjet mbahen. Ja numrat

Nga: Alberto Giorgi 

As dyzet e tetë orë nga votimi në Emilia-Romagna, vendimtar jo vetëm për Emilianët dhe Romanjolët, por edhe në nivel kombëtar, vjen sondazhi i Indeks Resarch mbi synimet e votimit të italianëve, nëse do të kthehen të votojnë për ato Politike.

Per të lexuar numrat e mbledhur nga anketimi i institutit demoskopik ka menduar Corrado Formigli, gjatë transmetimit të Piazzapulita, tashme takimi tradicional i të enjtes në mbrëmje të La7.

Pra, le të vijmë te numrat. Partia e parë italiane është gjithmonë Lega: Carroccio e Matteo Salvinit fiton 0.3% dhe kryeson me 31.8% të synimeve të votimit të elektoratit.

Pas Leges është Partia Demokratike, por demokratet drejtuar nga sekretari Nicola Zingaretti, në krahasim me sondazhin e javës së kaluar, humbasin 0.2% dhe bien në 18.7% të konsensuseve.

Ne rritje te lehte eshte Lëvizja 5 Yje : skuadra e pesë yjeve – e cila sapo “pësoi” lamtumirën e Luigi Di Maios si drejtues politik – fiton dy të dhjetat e pikëve dhe arrin 16% rrumbullak te preferencave.

Pas 5Yjeve, kerkon rruge Fratelli d’Italia : Partia e Giorgia Melonit eshte ne rritje te vazhdueshme dhe sipas Index Research do të arrinte deri në 10.9% (+ 0.4%). Pra, ja Forza Italia e Silvio Berlusconit: blute, tani per tani, vlejne 6.5%.

Duke mbledhur, pra, vëllimin elektoral të Leges me atë të Fratelli d’Italia dhe Forza Italia, koalicioni i qendrës së djathtë të bashkuar arrin 49.2%; Partia Demokratike, Lëvizja 5 Yje, Italia Viva dhe të gjitha partitë e majta mbledhin 41.8%. Kjo do të thotë që as një formacion shumë i madh i verdhë dhe i kuq – që përfshin Renzianët dhe “të kuqtë” nuk do të mund ti afroheshin – një “skeme treshe” te mundshme te qendrës së djathtë, mazhorancës në Vend.

Akoma krizë e zezë për Matteo Renzin dhe Italia Viva te tij, e cila bie më tej me 0.2 dhe mbytet në 4.2% të synimeve të votimit. As Azione e Carlo Calendas nuk arrin të rritet dhe ndalet në 2.2%, megjithëse me rritje 0.2%. Ja,tani Europa Verde me 1.9% dhe + Evropa e Emma Boninos me 1.7%. Më në fund, nën një përqind, është Cambiamo! e Giovanni Totit.

Shumë interesante, perveçse e rëndësishme, në ndeshjen e fundit, shifra relative që lidhet me të pavendosurit dhe kujt nuk i do qejfi të shkoje për të votuar: janë 37.3% e italianëve.

VERITAS.COM.AL/