Shumë në Itali tifozojne për spread që të shohin rrëzimin e qeverisë së Lega dhe M5s. Përkundër asaj që mund të hipotetizohet, megjithate ndër anti-sovranistët nuk është Mario Draghi.
Përkundrazi, presidenti i BQE-së është një nga më aktivet në kërkimin e një ndërmjetësimi mbi manovrën midis Palazzo Chigi-t dhe Komisionit të BE-së, që tashmë duket se synon të refuzojë manovrën financiare të verdhë-gjelbërve.
Mbetet, edhe për Dragin, problemi i deficitit, shume me teper se pritjet e Brukselit (dhe premtimet e bëra nga qeveria e mëparshme), por dordoleci i vërtete siç kujton Fatto quotidiano është një tjetër: dalja e Italisë nga euro dhe renia konseguente e Eurozonës dhe Bashkimit Evropian.
Rezultati i përplasjes është i qartë: BE do të refuzojë manovrën, por vështirë të arrihet një “verdikt” përpara zgjedhjeve evropiane të majit 2019 që do të zhdukin vete Komisionin.
Por një ndeshje e armës së bardhë midis Brukselit dhe Romës, qe është teza e Dragit, nuk do te bente vecse do të ushqente “venien në pikepyetje të euros”, tashmë të kultivuar nga shumë protagonistë të financave të larta ndërkombëtare. Dhe në një rreth vicioz,sa më shumë rriten tensionet aq më shumë rritet spread, dhe aq me shume rritet risku i krizave te bankave, Italexit dhe implosioni i Bashkimit.
Ja pse Draghi me mençuri preferon që qeveria të mbetet aty ku është, pa kataklizma. Të paktën deri në majin e ardhshëm.
Veritas.com.al/