Sipas agjencive të lajmeve, Italia i është bashkuar politikës së Trump në drejtim të emigrantëve të paligjshëm. Italia, në rrugën për të kthyer më shumë emigrantë drejt vendeve nga kanë ardhur, njëkohësisht po ndërton qendra të grumbullimit të emigrantëve para se t’i nisë drejt vendeve të origjinës.

Shefi i Policisë Franco Gabrielli ka dërguar një mesazh urgjent për zbatimin e ligjit në të gjithë vendin duke i urdhëruar ligj-zbatuesit që të identifikojnë përpjekjet e tyre në kthimin e emigrantëve ilegal.

Ky aksion vjen disa ditë pas sulmit në një treg Krishtlindjesh në Berlin, ku u vranë 12 persona nga Anis Amri që u shpall autor i krimit dhe u vra në Milano.

Amri kishte qëndruar ilegalisht në Itali dhe duhej të ishte depërtuar pasi kaloi pak vite në burgun italian.

Urdhri i Policisë Italiane do të shoqërohet me një “aksion të jashtëzakonshëm” para se ngrihet presioni migrator që disa po e konsiderojnë se “po kërcënon stabilitetin”.

Sipas analistëve, Gjermania pritet të ashpërsojë politikat ndaj emigrimit ilegal pas humbjes së Merkel në zgjedhje. Kjo do të krijojë më shumë mundësi për Donald Trump që të formojë një koalicion më të gjerë botëror për të shtypur ISIS.

/Veritas.com.al/