Një ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në QSUT, Kryeministri Edi Rama ka lënë sot ambjentet e spitalit.
Në një raportim për ABC News, gazetarja Ajgena Korbi tha se kreu i qeverisë ka lënë sot spitalin në orët e para të mëngjesit dhe se gjendja e tij sipas mjekëve ishte e mirë.
Mëngjesin e të hënës kryeministri Edi Rama iu nënshtruar në një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Shkak u bë apendisiti akut. Mjekët e zbuluan pas ekzaminimeve imazherike në urgjencë dhe pas konsultave vendosën se duhej hequr. Operacioni sipas ekipit të mjekëve rezultoi i suksesshëm dhe shefi i qeverisë paraqitet në gjendje të stabilizuar shëndetësore./