Ivanka Trump tha se e shikon si “shumë të papërshtatshme”për reporterët që e pyesin nëse ajo beson gratë që akuzojnë babanë e saj për ngacmim seksual.
“Nuk besoj se kjo është një pyetje që mund tua bëni vajzave të baballarëve të tjerë”, u përgjigj Ivanka kur u intervistua nga NBC News.
Shumë gra e kanë akuzuar zotin Trump për prekje ose për puthje pa konsensusin e tyre para se Donald të bëhej president. Ai i ka mohuar akuzat.
“Unë besoj te babai im, unë e njoh babanë”, tha ajo.
“Kështu që kam të drejtën si vajzë për të besuar babanë tim”.
Veritas.com.al/