Zëdhënësi i Xhihadit Islamik ka kërcënuar një përshkallëzim të veprimeve deri në arritjen e një lufte totale kundër Izraelit. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë se Netanyas, një qytet 30 km në veri të Tel Avivit, ka urdhëruar hapjen e strehimeve publike

Nga: Gabriele Laganà /

Tension gjithnjë e më i lartë në Lindjen e Mesme. Pak më parë, nëpërmjet zëdhënësit të saj Mosab Al Braim, Xhihadi Islamik ka kërcënuar një përshkallëzim të dhunës deri në një luftë totale kundër Izraelit.

Rezistenca është në prag të një niveli të ri përballë agresionit, një nivel që mund të çojë në një luftë të hapur. Kjo do ti bëjë keq armikut ashtu siç bën të vuajë popullin tonë “,ka deklaruar përfaqësuesi i organizatës terroriste nga Rripi i Gazës, territor i bombarduar rëndë nga forcat izraelite në përgjigje të hedhjes së qindra raketave në dy ditët e fundit.

Në këto orë, megjithatë, qeveria izraelite është e shqetësuar nga një zgjerim i mundshëm i frontit ne veri, drejt Tel Avivit dhe më gjerë, me hedhjen e raketave me rreze të gjatë që mund të godasin zonën qendrore dhe veriore të Vendit.

Për më tepër, sipas shtypit izraelit, autoritetet ushtarake gjithashtu i frikësohen një veprimi të mundshëm nga ana e Hezbollah nga jugu i  Libanit. Për të përballuar çdo rast, kryebashkiaku i Netanyas, qytetit bregdetar 30 kilometra në veri të Tel Avivit, urdhëroi hapjen e strehimeve publike si një masë paraprake.

Bilanci provizor i dhunës është 17 palestinezë të vdekur, nder te cilët një vajzë 14-muajshe dhe dy gra shtatzëna dhe tre viktima izraeliane.

Veritas.com.al/