Ministri i Mbrojtjes i Izraelit iu ka kërkuar hebrejve që ndodhen në Francë të lënë atë shtet dhe të kthehen në atdheun e tyre, Izrael, pas rezolutës së Kombeve të Bashkuara që dënon procesin e ndërtimeve në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.
Pesë ditë pas rezolutës kontraversale, e cila i referohet pjesëve të Jerusalem si territore “të pushtuara”, qeveria e Izraelit po bën një fushatë retorike të nxehtë kundër 14 shteteve që votuan rezolutën në Këshillin e Sigurimit, duke përfshirë Francën dhe Britaninë, mes tyre.
Izraeli është i vendosur që të mbajë më këmbë samitin e paqes Izrael- Palestinë, i caktuar që të mbahet në Francë në fillim të Janarit., ditët e fundit të administratës së Obamës. Izraelit nuk i vjen mirë që samiti do të përdoret nga Obama që të lërë gjurmën e fundit në Lindjen e Mesme para se presidenca amerikane të kalojë në duar të Donald Trump- raporton gazeta Telegraph.
Avigdor Lieberman, ministër i Mbrojtjes i Izraelit e quajti samitin “një version modern i gjyqit Dreyfus”, një gjyq i famshëm nga ku u përhap ideja anti- semitike në Francë në fund të shekullit 19.
“Kjo nuk është një konferencë për paqe, por një gjykatë kundër shtetit të Izraelit. Kjo është një konferencë ku roli i vetëm është që të minohet siguria e Izraelit”, tha Lieberman.
Ai shtoi se “e vetmja përgjigje që mund të jap këtij komploti”, është që izraelitët e Francës të kthehen në shtetin e tyre Izrael.
Ndërkohë, Izraeli është i mërzitur edhe me kryeminstren e Britanisë, Theresa May, pas votës në UN.
May kishte caktuar që ta takonte kryeministrin Netanyahu në Forumin Ekonomik në Davos muajin që vjen, por diplomati anglez Tony Kay tha se Netanyahu ka shfaqur vullnetin se “ nuk dua të bisedoj me Theresa May”.
/Veritas.com.al/