Kryeministri Edi Rama deklaroi se populli izraelit është i mirëpritur në Shqipëri.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, Rama u shpreh se bashkëpunimi ekonomike mes dy vendeve, ka potencial të jashtëzakonshëm.
Rama e cilësoi Herzog, mik të shqiptarëve.
“Jemi këtu krahëhapur, për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë, turistë, sipërmarrës, artisë, shkrimtarë, qoftë edhe ata në moshë më të vjet që duan të kenë shtëpinë e tyre në mes të Evropës. Në një natyrë ku gjen gjithçka, brenda një hapsire shumë të vogël si Shqipëria. Bashkëpunimi ekonimik ka potencial të jashtëzakonshëm, për t’u zhvilluar me shpejtësi. Është afërmendsh që mund të bëjmë më tepër. Jam shumë i lumtur që kam presidentin këtu si mik”, theksoi Rama.