Kompania EMAAR me në krye presidentin, Muhamed Alabar mbërriti sot në Durrës dhe prezantoi planin për portin turistik të qytetit bregdetar.
Një investim që do të nisë gjatë mandatit të 3-të të Edi Ramës me vlerë 2 miliardë euro, më i madhi në Mesdhe që do t’i ndryshojë pamjen qytetit të Durrësit. Alabar ka konfirmuar se puna për Durrësin e Ri do të nisë së shpejti.
Kryeministri Rama tha se ky projekt do hapë shumë rrugë të reja drejt BE-së: “Durrësi i ka të gjitha potencialet për të qenë një nga qendrat më të rëndësishme dhe një shtyllë e rëndësishme ne BE”.
VERITAS.COM.AL