Sot, parlamenti shqiptar po diskuton për ligjin e dekriminalizimit që do të pastrojë Kuvendin nga personat me precedentë penalë. Po kush do të preket nga ky ligj?1- largohen te denuarit me burgim per nje krim te rende. Ndalimi i ketyre eshte i perjetshem. Nese e jane denuar, nuk zgjidhen dot perjete ne te ardhmen. Nese kane kryer ne te shkuaren, kurdo ta kene kryer, humbasin mandatin aktual dhe nuk marin me mandat kurre.
2- te denuarit per korrupsion dhe krime zgjedhore. Nese dikush denohet nga hyrja ne fuqi e tutje, ndalohet per 20 vjet te tjera pas daljes nga burgu. Per ata qe jane ne detyre sot, afati 20 vjet shtrihet ne periudhen para filimit te detyres, pra retroaktiv ne kohe.
3- te denuarit mbi 2 vjet me burgim por qe nuk jane denuar per 2 pikat e mesiperme, ndalohen per 10 vjet. Nga datat e perfundimit te burgimit per rastet e ardhshme, dhe nga data e marjes se detyres 10 vite retroaktive.
4- te denuarit me burgim me shume se 6 muaj per krim me dashje, ndalohen me te njejtin mekanizem si tek pikat 2 de 3, por afati eshte sa afati perkates i rehabilitimit te denimit te dhene.
5- personat e debuar ne lidhje me nje krim sipas pikave 1-3 apo i debuar se perben rresik per sigurine dhe rendin publik nga nje vend i BE, US Kanada, Australi apo vende te tjera qe i cakton Kuvendi dhe qe kane nje sistem juridik te konsoliduar. Psh Norvegjia qe nuk eshte antar i BE, Andorra, Lichtenstain etj. Ndalimi si kohe i korespondon llojit te denimit sipas pikave 1-3 por ne cdo rast jo me pak se 10 vjet.
6- personat qe kane nje mase sigurie personale si arrest etj, kane nje denim joperfundimtar apo jane ne kerkim nderkombetar per rastet e pikave 1-3, nga nje prej shteteve si tek pika 5. Per 10 vitet e para personat ndalohen te kandidojne, zgjdhen apo ushtrojne mandat, apo kur e kane aktualisht mandatin, e humbasin. Pas kalimit te periudhes fillestare 10-vjecare, ndalimi qe aplikohet per kete kategori eshte pezullimi i mandatit gjate kohes qe eshte nen proces penal. Pezullim dmth qe nuk voton dot, nuk perben numer per kuorumin ligjor, nuk nxjerr dot akte. Gjate pezullimit.
7- personat e denuar per pikat 1-2 dhe jane ne burg, e humasin te drejten e votes per periudhen qe jane ne burg. Kjo eshte risi per ne por e kane shume vende te Evropes.