Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot, një ditë pasi Ministria e Shëndetësisë konfirmoi prezencën e variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri.
Ekspertët e Komitetit kanë bërë thirrje për vaksinimin e popullsisë, si një nga masat më të mira për t’u mbrojtur nga ky variant që është më agresiv.
Vaskinimi nuk do të thotë se s’mund të prekeni nga ky variant, por sipas ekspertëve simpromat do të ishin shumë herë më të lehta, shpesh duke mos pasur nevojë as për kujdes spitalor, se në personat të pavaksinuar.
Shefja e ISHP, Albana Fico tha se mostrat që janë konfirmuar me variantin Delta janë gjetur në qytete si Tiranë, Elbasan, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora.