Detaje shokuese mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në shtëpinë e tyre.

Paraprakisht bëhet me dije se Anisa Josifi kishte dy javë që kishte vdekur, ndërsa nëna e saj Zhaneta Josifi që ishte praktikante e Jehovait priste që ajo të ringjallej. Ndërkohë, vajza tjetër e familjes Blerta Josifi është në spital në gjendje të rëndë.

Burime  bëjnë me dije se shkaku i vdekjes lidhet me faktin që nëna dhe vajzat ishin praktikante te Jehovait. Vite me pare, si pasoje e mesimeve te Jahovait, jane veteflijuar disa persona. Kjo nuk është hera e parë që ngjarje të tilla ndodhin në vendin tonë pasi edhe më herët praktikantë të Jehovait janë vetëvarë me besimin se mund të ringjallen.

Ka qenë i vëllai i Zhaneta Josifit ai që ka lajmëruar policinë pasi motra e tij nuk përgjigjej në telefon dhe as nuk i hapte derën e banesës. Dyshohet se dy viktimat dhe vajza tjetër, që është në gjendje të rëndë në spital, kanë përdorur substanca helmuese për t’u vetëflijuar.

Dëshmia e Drejtorit të Policisë:

Drejtori i Policisë së Tiranës, Revani Jaupaj ka dhënë dëshmi tronditëse nga vdekja e gruas dhe të bijës në Tiranë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ai tha se vajzat ishin me shkollë të lartë dhe se është konstatuar se kishin disa ditë pa ngrënë.

“U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjekoligjor dhe po kryhen veprime në vendngjarje. Paraprakisht, dy viktimat nuk kanë shenja jeta por mendohen se mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Menjëherë do të njoftojmë konkluzionet.

Ju thashë që mendohet për një vetëflijim. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi

Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara dhe kanë mbaruar shkollën e lartë. Ka shenja të mos ushqyerjes ditët e fundit. Do të dalim me një konkluzion përfundimtar ditët në vijim”, tha ai për mediat.

Vajza e vdekur pritej që të ringjallej

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ka zbuluar detaje rrëqèthëse nga vdèkja e 56-vjeçares Zhaneta Josifi, vajzës së saj 30-vjeçares Anisa Josifi si dhe për vajzën tjetër Blerta Josifi 33-vjeçe e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Jaupi kë bërë me dije se vajza e pajetë është gjetur e mbuluar me jorgan në një divan, ndërkohë që vajza tjetër është gjendur në gjendje krítike për jetën. Jaupi tha se të dyja ishin të arsimuara, por të papuna.

Jaupi shtoi se në apartament po ashtu janë gjetur edhe shënime të ndryshme fetare, ndërkohë që dyshohet për një vetëflijim. Po ashtu sipas Jaupit, gratë ishin të paushqyera.

Deklarata e Rebani Jaupit: Vëllai i víktimës ka njoftuar se nuk ka pasur kontakt prej tre ditësh me motrën dhe dy mbesat, që nuk i përgjigjen në telefon. Është njoftuar zjarrfikësja. Kemi hyrë nga dritarja e tualetit të banesës. Sapo hymë në banesë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vde.kur, një nga vajzat në gjendje krítike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe me jorgan vajza tjetër 30 vjeçare pa shenja jete. U krijua grupi hetimor dhe po kryhen veprime në vendngjarje.

Paraprakisht eksperti konstatoi se dy víktimat nuk kanë shenja dhùne dhe mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Paraprakisht, mendohet për një vetëflijim, nuk kanë shenja. Kemi gjetur shënime të ndryshme, fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterave që janë gjetur në banesë. Vajzat të dyja të arsimuara dhe kanë qenë të papuna. Ka shenja të mosushqyerje të ditëve të fundit.

VERITAS.COM.AL