Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Kryeministri se ka ardhur në Shqipëri për sukseset e vendit tonë dhe kjo ka qene një dëshirë që ka pasur prej kohësh.
Ai e ka konsideruar vendin tonë një partner besnik, i cili ka arritur shumë suksese që nga ekonomia, dhe deri në sferën e NATO-s dhe BE.
Sakaq, Cameron u shpreh se emigracioni është tashmë problem në të gjithë Europën dhe çdo shtet duhet ta përballojë vetë.
“Faleminderit kryeministër. Është një kënaqësi e veçantë që jam këtu sot. Një ndër arsyet pse kam dashur të vij është të festonim suksesin tuaj, sepse Shqipëria është një sukses ekonomik, sukses në NATO, ju gjithashtu keni bërë një punë të shkëlqyer dhe një lidership shumë i madh në Këshillin e Sigurimit dhe për këtë unë dëshiroj t’ju falenderoj juve, jo vetëm se keni fituar më shumë zgjedhje seç kam fituar unë, por sepse keni dhene një drejtim shumë të qartë se ku duhet të arrijë Shqipëria në sferën e NATO dhe BE. Ajo që dua të them unë dhe në emër të kryeministrit tonë se kjo ka qene dhe do të jetë një nga partneritetit më të frytshme për ne, për eksportet për shembull janë rritur me 20%. Ne kemi projekte shumë konkuruese siç është hekurudha që ju shpjeguat.
Është dhe një partneritet që ne kemi krijuar është dhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit të rëndë. Gjithashtu dhe një problem që kemi hasur dhe ju e keni përballuar është emigrimi në të gjithë Europën. Ka qene një partneritet shumë i arrirë sepse në të gjithë Europën haset, por që duhet ta përballoni ju dhe në saj të kësaj pune, ju keni arritur rezultate të shkëlqyera”.