(FOTO: Pamje nga protesta sot para Bashkisë Durrës)

 

Para Bashkisë së qytetit të Durrësit, sot në mëngjes janë grumbulluar dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj, në një miting proteste. Ironikisht, ata kanë vendosur të përdorin sloganin “Jam me master dhe nuk kam vrarë njeri!”. Ironia ka efekt të dyfishtë:

E para, se i kujtojnë publikut dhe mbarë opinionit se kryetari i Bashkisë së Durrësit ka treguar kujdes të veçantë për një vrasës seria me gjashtë viktima, duke e nxjerrë nga burgu dhe punësuar në Bashki. Lul Berisha, i burgosur për krime të rënda kundër njeriut, është liruar nga burgu me një kërkesë të Bashkisë. Bashkia e ka gati vendin e punës për Lul Berishën, edhe pse ky ka vetëm shkollën dhe masterin e vrasësit.

E dyta, se këta njerëz pa asnjë shpresë për punësim, kanë gjetur efektin e filozofisë popullore se “gozhda del me gozhdë”, duke përdorur sloganin që Bashkia nuk e do. Po të jesh me mastar dhe po të mos kesh kryer krim, Bashkia nuk të punëson!

Prandaj këta njerëz do të jenë të papunë. Por të paktën ia thanë Bashkisë se nuk presin punë “derisa të kryejnë krime”.

Ironike!

/Veritas.com.al/