Presidenti Donald Trump ka vendosur që ta mbajë James Comey në postin e Drejtorit të FBI, siç raportoi “New York Times” të Martën në mëngjes.
Comey u përball me kritika shumë të ashpra gjatë fushatës elektorale nga të dy palët e rreshtuara në të njëjtën pikë: Trajtimin e investigimit mbi severin privat të emaileve të Hillary Clinton.
Drejtorët e FBI emërohen për një periudhë 10 vjeçare me një klauzolë që kjo kohë kufizohet kur ushtrohen presione politike mbi pozitat e tyre. Comey filloi detyrën në vitin 2013 nën Presidentin Obama, por presidenti trump ka fuqi që ta largojë James Comey nga posti, në qoftë se do që ta largojë.
/Veritas.com.al/