James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të ish-krerëve të tjerë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjatë rrëfimit të tij ai tha se Thaçi i ka shprehur shqetësimet e tij dhe se nënshkrimi i ndonjë deklaratë që nuk specifikonte pavarësinë do të konsiderohej tradhtar.

“Unë isha zëdhënësi i zonjës Madeline Albright. Ajo më tha që duhet të shkoja në Kosovë për t’u siguruar që Thaci të nënshkruante marrëveshjen. Kam qëndruar në një hotel në Shkup në Maqedoni dhe çdo mëngjes dërgohesha në male për t’u takuar me Thaçin dhe komandantët e UCK. Ka qenë diku nga fundi i qershorit të ’99.”

Gjithashtu ai ka deklaruar se situata me të cilën është përballuar për fatin e 1 milion kosovarëve ishte më e vështira e jetës së tij.

“Ka qenë një mjedis me shumë presion, kam qenë në mjedise të ngjashme në jetën time lidhur me shumë aspekte. Situata më e vështirë që më kujtohet ishte fati i 1 milion personave, ishte fjala nëse lëvizja kosovare, nëse ata do të përqafonin perëndimin, perëndimi do të ishte pro tyre, përndryshe do të kishte masakër, ne kishim parashikuar masakër, kjo krijoi një situatë të tensionuar. Përshtypja ime asokohe ishte që ai ishte një person që ishte caktuar të komunikonte me ne nga udhëheqja kosovare. Ne nuk e kishim kuptuar mirë si funksiononte struktura udhëheqëse”, shtoi ai.

Gjithashtu Rubin dëshmoj se si në atë kohë, “Thaçi 30-vjeçar, ishte me shumë njeriu politik i UÇK, si te thuash ministri i tyre i jashtëm. Ai nuk ka patur fuqi në UÇK në atë kohë për t’u marrë me çështje të armatimeve apo të strategjive ushtarake. Unë kam qenë vet”,- tha Rubin brenda strukturave të tyre dhe “e kam parë se si Thaçi ishte gjithmonë i shoqëruar nga 10 – 15 komandantë të tjerë me të mëdhenj se vetja nga të cilët merrte direktiva”.

Dëshmia e Rubin pritet të zgjasë 2-3 ditë, i shoqëruar nga sekretarja e ambasadës së SHBA në Holandë dhe sekretarja e qeverisë së SHBA në Washington. Të gjithë të akuzuarit janë në sallë. Mendohet që deri nga ora 13 e 30 zhvillohet dita e parë e dëshmisë.