Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner ka mohura se ka bashkëpunuar me Rusët. Deklaratën e bëri ditën e Hënë pasdite, duke dhënë një deklaratë të rrallë para publikut se ‘vjehrri i tij, Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale të 2016 sepse “kishte mesazh më të mirë dhe bëri fushatë më të mençur”.

Kushner foli jashtë Shtëpisë së Bardhë, pasi u përgjigj rreth dy orë pyetjeve të Komitetit të Inteligjencës në Senat që u mbajt me dyer të mbyllura.

Pasi hodhi poshtë çdo lidhje me Rusët, ai bëri deklaratën .

Në përgjigje rë akuzës se dyshohet se ai kishte lidhje me ambasadorin rus Sergey Kislyak, Kushner tha se “ishte shumë skeptik” nëse vërtet paskan ndodhur telefonatat me Kislyak. Në një deklaratë prej 11 faqe, ai mohoi prerazi çdo ndërhyrje me Rusinë dhe bëri të njëjtën gjë edhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Që të jem i qartë, unë nuk kam bashkëpunuar me Rusët, as nuk di ndonjë njeri që ta ketë bërë këtë gjatë fushatës”- tha Kushner. “Unë nuk kisha ndonjë kontakt të gabuar, unë nuk kam asnjë lidhje me fondet Ruse për biznesin tim, dhe kam qenë plotësisht transparent në sigurimin e gjithë informacionit të kërkuar”.

Veritas.com.al/