Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Gjatë një interviste, Patozi tha se opozita dhe mazhoranca janë të detyruar të ulën dhe të bashkëpunojnë në këtë proces.

Gjithashtu ai u shpreh se më shumë vëmendje në këtë proces, ka marrë përçarja e opozitës, dhe sipas tij i vetmi që po përfiton nga kjo situatë është kryeministri Rama.

“E kam thënë që opozita është e dënuar për tu ulur nëse do të që të japë një imazh pozitiv për veten në procesin e zgjedhjes së presidentin. Edhe mazhoranca është e detyruar t’ja shtrijë dorën opozitës dhe e quaj të natyrshme që ata të ulen dhe të flasin. Problemi qëndron se Rama është duke u argëtuar me atë që po ndodh në kampin e opozitës sepse është në kakofoni dhe Rama thjesht po e shijon. Vëmendjen nuk po e merr procesi, por opozita që është me disa zëra. Ata edhe për datën sërish do të ndahen dhe do të ketë divergjenca mes tyre”, tha Patozi, në “News 24”.

PJESË NGA INTERVISTA:

Çfarë do të prodhojë 16 maji?

Patozi: Emri duket larg dhe besoj do të ketë sërish debate edhe brenda opozitës edhe me mazhorancës. Pra pjesa që përfaqësohet nga Alibeaj është kompleksuar nga ‘Foltorja’. Pala tjetër e paragjykon edhe për shkak se nuk është vetë dhe thotë se janë shërbëtor të Ramës. Nëse i qëndrojnë devizës së tyre që Rama e ka mbyllu ketë histori, bëjnë mbledhje kot, por nëse kanë ndryshuar qëndrim besoj kjo mbledhje mund të ketë një vlerë. Mendoj që në fund të mbledhjes do të duhet dikush të kërkojë falje sepse kanë thënë nuk ka zgjedhje me Edi Ramën.

Çfarë do ta bënte Berishën të ndryshonte mendje?

Patozi: T’i lihej atij zgjedhja e presidentit, të propozonte kandidaturën. Jemi shumë larg kësaj ëndrre. Rama ka qenë i qartë se nuk negocion me Sali Berishën. PD është edhe në një lloj krize legjitimiteti.

Mendoni se Rama e ka emrin?

Patozi: Unë mund të mendoj shumë gjëra, por nuk kam prova. Sigurisht mua më shkon mendja që Rama mund ta ketë si as në mëngë emrin, por duhet që kjo të provohet dhe duhet gjithashtu që opozita të jetë pjesë që këtë ta demaskojë.