Ministrja e Brendshme Albana Koçiu komentoi në takimin me gazetarët, foli për protestën e dhunshme të opozitës, duke bërë thirrje që të distancohen nga aktet e dhunshme.

Një tjetër shqetësim që shtroi Ministrja Koçiu ishte edhe përdorimi i të miturve në protestë, duke thënë se kjo është e rëndë dhe se organizatorët duhet të distancohen.

“Nuk më takon të komentoj vendimet e gjykatave. Çdo akt dhunë është i dënueshëm. Nga çdo akt dhunë do të duhet të distancohemi dhe për këtë u bëj thirrje edhe organizatorët të protestës së sotme. Të distancohen nga hedhja e molotovëve, hedhja e gurëve. Jemi pro protestës paqësore, pro jo pro dhunës.

Përdorimi i të miturve është shqetësues, duhet ta shmangin. Organizatorët duhet të distancohen nga përdorimi i të miturve në protestë. I marrin dhe i përdorin për të kryer akte të dënueshme duhet të distancohen, është një nga gjërat më të poshtra përdorimi i të miturve për të kryer akte të dhunshme. Po ashtu do të doja shumë të ketë edhe një ndërgjegjësim nga forcave të policisë që janë aty për të kryer detyrën”, tha mes të tjerash ajo.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *