Një person i plagosur, panik dhe kaos- këto  ka shkaktuar aksidenti i ndodhur sot në mëngjes në Kamëz. Dëshmitarët kanë treguar për mediat momentet e tmerrit kur autobusi pa kontroll lëvizte në trotuar.

Sipas të dhënave të mbledhura nga vendi i ngjarjes, mësohet se urbani ishte i parkuar në stacion pas një tjetër autobusi. Sapo urbani në radhë është larguar, shoferi ka ndezur motorin e autobusit por aty çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit. Autobusi ka marrë superxhiro dhe shoferi për të shmangur një tragjedi e ka kthyer timonin nga trotuari duke u përplasur më murin e disa bizneseve që ndodheshin aty. Një djalë i ri që ndodhej me të atin në trotuar ka mbetur i plagosur.

Por dëshmitarët thonë se nëse nuk do të kishte qenë manovrimi ishoferit, aksidenti do kishte pasur pasoja fatale. “BalkanWeb” sjell pamje të filmuara pak minuta pas aksidentit në qendër të Kamzës.

Veritas.com.al/