Amber Rudd ka dhënë dorëheqjen si sekretare e Punëve të Brendshme, duke thënë se ajo “ka mashtruar pa dashje” Parlamentin mbi synimet për largimin e emigrantëve.

Zonja Rudd, e cila ishte gati të bënte deklaratën në Dhomën e Përfaqësuesve, u vu nën presioninin për të dhënë dorëheqjen mbi skandalin Windrush.

Ajo u përball me kritika mbi ekzistencën e bobjektivave për lëvizje të Ministrisë së Brendshme dhe mbi dijenitë e saj mbi këtë çështje.

Sekretare në hije e Punëve të Brendshme, Diane Abbott, e cila kishte përsëritur shpesh se zonja Rudd duhej të largohej, kësaj here tha se ajo “kishte bërë gjënë e duhur”.

Zonja Abbott shtoi se “arkitekte e kritikave”-  Theresa May – duhet të vijë para Përfaqësuesve për të shpjeguar se “nga e dinte ajo që zonja Amber Rudd kishte mashtruar PArlamentin dhe publikun javën e kaluar”.

Ditën e dielë, gazeta “The Gaurdian” publikoi letrën e plotë që kishte raportuar në fillim të javës së kaluar, në të cilën zonja Rudd përjashtoi “ambicet” e saj për të deportouar mbi 10% emigrantë të tjerë ilegal  “në vitet e ardhshme”.

Zonja Rudd telefonoi kryeministren ditën e Dielë në mbrëmje dhe i komunikoi vendimin e saj për dorëheqjen.

Veritas.com.al/