Vetëm pak kohë nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon. Dorëheqjen ia ka dorëzuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të mëdha, pasi ishte ai që akuzoi Demon për plagjiaturë, krim për të cilin edhe u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Por pak pas dorëheqjes së Ervin Demos, Muka mori postin e zv.ministrit me emërim të kryeministrit Edi Rama, gjë që e bëri pak qesharake figurën e tij.

Veritas.com.al/