Ministri i Transporteve, Jo Johnson ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e kryeministres britanike May, duke bërë thirrje publikut për një fjalë të re mbi Brexit.

Jo Johnson, i cili është vëllai i ish- ministrit të Jashtëm Boris Johnsson, tha se marëveshja e fundit e tërheqjes duke negociuar me Bashkimin Europian ‘ do të jetë një gabim i tmerrshëm’.

Me argumentin se Britania ndodhet ‘ në zgrip të krizës më të madhe” që nga Lufta e Dytë Botërore, tha se këto që po ofrohen nuk kanë asnjë lidhje ” me atë që ishte premtuar”.

Doëning Street e falenderoi për punën e kryer por përjashtoi një referendum tjetër.

Jo Johnson kishte votuar që Britania të mbetej në BE në referednumin e vitit 2016, ndërsa vëllai i tij Boris, i cili dha dorëheqjen si ministër i Jahstëm në qershor, ishte lider i Brexit.

Veritas.com.al/