Nga: Breitbart News

Ish zëvendës presidenti amerikan Joe Biden ka pyetur audiencën në New Hampshire, ditën e Premte që të imagjinojnë çfarë mund të kishte ndodhur “sikur, zoti mos e dhëntë, Brak Obama të ishte vrarë” pas zgjedhjeve të Partisë Demokratike kur Omaba fitoi primaret në Partinë Demokratike.

Biden, duke folur në Kolegjin Dartmouth Hanover, ka bërë krahasimin mes Obamës dhe Robert F. Kennedy, i cili u vra nga një racist Palestinez Sirhan Sirhan në 6 qershor, 1968, veç pak momente pasi kishte fituar primaret  për Kaliforninë në Partinë Demokratike, që virtualisht i siguronte nominimin në parti.

Ai gjithashtu tërhoqi paralele me vrasjen e Dr. Martin Luther King, Jr., në 4 prill, 1968.

Sipas ‘the New York Times’, citimi i plotë i Biden, është si më poshtë:

‘Unë mendoj se ku ndodhemi në këtë moment. Ju e dini, askush nga ju burra dhe gra janë në të tillë moshë që mbani mend. Unë u diplomova në vitin 1968. Secili para meje ishte tërhequr, askush nuk të besonte mbi 30 vjeç, as kush nuk angazhohej. Flas seriozisht, asnjë nga gratë nuk do të tundë kokën dhe nuk do ta pranojë, por ju burrat e dini pse po flas unë. Kështu? Por atëherë çfarë ndodhi? Dr. Ki— Unë kam vetëm dy heronj politik. Unë kam një hero i cili është babai im, por kam dy politikanë heronj dhe këta ishin Martin Luther King dhe Bobby Kennedy. Të dy u qëlluan me armë dhe u vranë. Imagjino çfarë mund të kishte ndodhur sikur, mos e dhëntë Zoti, Barak Obama të ishte vrarë menjëherë sapo u bë de facto i nominuar për Partinë Demokratike. Çfarë mund të kishte ndodhur në Amerikë?’, citon New York Times.

VERITAS.COM.AL/