Një Gjykatë në Virxhinia i ka dhënë të drejtë aktorit hollivuduan Johnny Depp, në gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

Juria unanimisht ka vendosur se artikulli i publikuar në Washington Post me rrëfimin e Amber Heard për dhunën fizike dhe seksuale që kishte përjetuar gjatë bashkëjetesës me Depp, ishte shpifje që ka shkaktuar dëm karrierës së tij.

Heard do të duhet t’i paguajë Depp një shumë prej 15 milionë dollarësh, nga 50 që aktori kërkoi.

Gjykata tha se Heard ka përdorur prova false të dhunës fizike në artikullin e publikuar në vitin 2020.

Po ashtu Gjykata ka rrëzuar të gjitha pretendimet e ngritura nga kundërpadia e Heard.

Aktori i “Piratët e Karaibeve”, Johnny Depp nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë leximit të vendimit.