Londër (AFP) – Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar Presidentin Francez Emmanuel Macron se nuk do të shtyjë Brexitin përtej 31 tetorit, duke nënvizuar se propozimet e tij të fundit janë një shans i fundit për të arritur një marrëveshje, tha të dielën një zëdhënës i Downing Street.

Johnson i tha Macronit në një telefonatë të dielën se “BE nuk duhet të terhiqet nga besimi i gabuar se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë në BE pas 31 tetorit”, zëdhënësi citoi atë cfarë tha ai.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu tha se ai nuk do të kërkojë një shtyrje tjetër, edhe pse deputetët britanikë miratuan një ligj muajin e kaluar që kërkon që ai të kërkojë një tjetër shtyrje të Brexitit nëse nuk arrin të sigurojë një marrëveshje deri në fund të një samiti të BE-së në 17-18 tetor.

VERITAS.COM.AL/