Si ish kryetare e kuvendit, Jozefina Topalli ka ngritur një pyetje që i drejtohet opozitës, por më së shumti drejtuesit të saj Lulzim Basha… pse opozita e bojkotoi parlamentin për gjysmë viti?!

Përmes një postimi në rrjetin social, ish deputetja e PD-së shkruan se arsyeja se përse nesër opozita do të shkojë në parlament nuk vjen për të mbrojtur interesat e studentëve, por mandatet e deputetëve të saj.

Topalli hedh akuza të forta në drejtim të politikbërjes së liderit të PD-së, duke thënë se në të vërtetë janë studentët ata që po bëjnë opozitë, ndërsa Lulzim Basha pret me padurim një tjetër marrëveshje me Edi Ramën.

POSTIMI I PLOTË

Kthehet ne Kuvend për te siguruar mandatin e tij. Ai do ikë prap nga Kuvendi.

Do kthehet prap pas 6 muajsh…

Vendimi i Lulzim Bashes per t’ u kthyer ne Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgjë), është veprimi me i pa dinjitet, qe një drejtues i një force politike mund te bënte. Por, kur ky kthim behet për te shpëtuar mandatin e tij te deputetit, pastaj kjo është fyerje aq e madhe sa vetëm një i paafte për t ‘u turpëruar si ai, mund t’ia lejoje vehtes.

Sipas Kushtetutës se vendit, përkatësisht nenit 71 te saj, pika 2 germa d:

“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pra po te mos kthehej deri ne fund te dhjetorit, mandati i tij do digjej, sepse shpejt bëhen 6 muaj qe bojkoton.

Ai po kthehet ne Parlament vetëm për te siguruar mandatin e tij si deputet.

Ai jo vetëm nuk djeg mandate , gjë qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai ëndërron te hyje edhe një here ne qeveri me socialistet e Edi Rames.

Sapo te votoje prezencen , dmth mandatin e tij, ai do ik prap nga Kuvendi.

Do kthehet prap pas 6 muajsh…

Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve.

Luli hap dialogun ne parlament( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate .

Absurdi i sjelljes se Lulit, është fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojnë atë dhe pse opozita janë studentet dhe jo Luli.

A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?

VERITAS.COM.AL/