Ish kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli i ka bërë thirrje Partisë Demokratike dhe qytetarëve të dalin të protestojnë në Rinas për situatën e rëndë kriminale në vend, ku sipas saj sundon ligji i mafias. Topalli thotë se përgjegjësi i kësaj situate është vetëm Edi Rama dhe është mjaft e ashpër në qëndrimin e saj, ndryshe nga PD, e cila deri tani fajëson vetëm Saimir Tahirin.
Topalli thekson se demokratët dhe qytetarët duhet ta presin në Rinas kryeministrin Edi Rama, pas kthimit të tij nga Majami dhe ta detyrojnë atë të kthehet pas. Kështu vendi do të shpëtoj nga mendjet e papërgjegjshme.

Postimi i plotë i Jozefina Topalllit
Fajin e ka Edi Rama!
Frike e pasiguri !
Mbreme brenda nje ore nga media degjuam per vrasjen me arme zjerri te nje djali ne Vlore dhe marrjen peng te nje qytetari nga 4 persona te maskuar me uniforma policie ne mes te Durresit!

Sot ne mengjes( sipas medias) u gjend buze rruges trupi i pajete i djalit qe dje moren peng!

Te duket sikur degjon per nje film te nje realiteti te frikshem qe zhvillohet diku nga Kolumbia…dmth ne ato vende ku sundon ligji i mafies.

Kjo i shtohet bilancit te frikshem te numrit te larte te vrasjeve e aksidenteve te dy diteve te para te vitit.

Nuk e di nese Ministri do dale perseri sot per te thane se kjo eshte koha me numrin me te vogel te vrasjeve ne 25 vite.. por di se Shqiperia eshte pa shtet. 

Di qe nje bande ne pushtet e ngjtur pas parase , pushtetit dhe lidhjeve te frikshme qe i sollen ne pushtet po sillen me vendin sikur te ishin pushtues.

“Aleanca e qelbesirave ” sic e quajne vehten e ka bere Shqiperine nje vend te frikshem me jetu, nje vend qe nuk ofron pune per njerezit e ndershem , por qe ofron poste pushtetrore per njerez me rekorde kriminale, nje vend ku cdo gje i jepet me koncesion klienteles , nje vend ku korrupsioni ka kap maja te paimagjinueshme, ku mjerimi eshte 5 fishuar, ku edhe te varferit edhe te pasurit nuk besojne me se ky vend behet, ndaj mendojne vetem te ikin!

Kjo aleance nuk ka asnje legjitimitet.

Ajo duhet permbysur.

Te dashur qytetare!

Filloni protesten ne Rinas , aty ku do zbres Rama kur te kthehet nga Majemi!

Le te kthehet prap ne Majemi po te doje … por vendin ta çlirojme nga mendje te papergjegjshme!