Juglindja është përfshirë nga dëbora e shoqëruar edhe me erë të fortë çka krijon vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Për momentin problematike situata paraqitet në aksin Pogradec-Korçë, ku ka vështirësi për t’u kaluar. Ende asnjë borëpastruese nuk ka kaluar.

Problematika të vogla vërehen edhe në Qafë Thanë. Një automjet ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur. Reshjet më me intensitet janë në Qafë Thanë, Pogradec dhe Dardhë.

Prej gati 30 minutash aksi Korçë-Pogradec në zonën e Çerravës është i bllokuar më problematike paraqitet situata në ngjitje nga Çerrava drejt Grabovicës pasi mjetet të pa pajisura me zinxhirë kanë rrëshkitur duke e bërë të pamundur lëvizjen edhe për mjetet e tjera. Ndërsa në zbritje drejt qytetit të Pogradecit rruga është e hapur.

Momentalisht asnjë borëpastruese nuk është në terren.

 Policia apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.