![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2016/12/assange-head-beard_3425420b.jpg)
Ditën e Ënjtë, në një program të radios “Sean Hannity”, kryeredaktori i WikiLeaks, Julian Assange, tha se qeveria Ruse nuk është burimi për hakerimin e Emaileve që WikiLeaks ka publikuar nga posta e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe nga shefi i fushatës së kandidates Clinton, John Podesta.
Assange tha se “Burimi ynë nuk është qeveria Ruse”.
Radio Hannity pyeti: “Me fjalë të tjera, le të jem i qartë, Rusia nuk iu dha dokumentet e Podesta-s apo diçka tjetër nga Komiteti Kombëtar Demokrat?”
Assange u përgjigj: “Saktë!”.
/Veritas.com.al/