(FOTO: Julian Assange)/

Vitin e kaluar, kryeredaktori i Wikileaks, Julian Assange bëri një premtim se në qoftë se Bradley – tani i njohur si Chelsea  Manning,  falet, atëherë mund të ishte dakord për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara për të shërbyer kohën e burgimit.

Bradley Edward Manning, ishte një ushtar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara i cili është dënuar nga Gjykata Ushtarake në virtiin 2013 për shkelje të Aktit të Spiunazhit pasi i dërgoi WikiLeaks informacionin me gati një milionë informacione të klasifikuara me dokumente ushtarakë dhe diplomatik. Manning është dënuar në Gusht 2013 me 35 vjet burgim. Ditët e fundit Obama deklaroi se është në favor të zbutjes së dënimit ndaj tij.

Siç ka raportuar “TheBlaze”, dënimi i Chelsea Manning është zbutur nga Presidenti Barack Obama, dhe tani duket se Assange do ta mbajë fjalën.   Wikileaks e postroi këtë deklaratë në Twitter, dërguar nga avokati i Assange vetëm pak orë pasi Manning ishte falur.

Assange ka jetuar në Ambasadën Ekuadoriane në Londër, i fshehur nga Shtetet e Bashkuara që në kohën kur publikoi informacionet e kualifikuara të dërguara te Assange nga Manning. Assange ishte gjithashtu shumë i angazhuar në fushatën për zgjedhjet presidenciale të Amerikës ku u zbuluan shumë e-maile personale në zyrat e Partisë Demokrate’

/Veritas.com.al/

 

Image result for chelsea manning

(FOTO: Chelsea Manning)