Julian Assange, themelues dhe kryeredaktor i WikiLeaks sapo ka deklaruar se është në dijeni se kush ka ndërhyrë në emailet e Hilalry Clinton dhe të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate.
Ai ka sfiduar duke thënë se e di që nuk është Rusia ajo që ka ndërhyrë.
Assange sapo tha se “burimi përgjegjës për nxjerrjen e e-maile-ve të DNC (Komiteti Kombëtar i Demokratëve) dhe Hillary Clinton, nuk është Rusia. Burimi i “rrjedhjes” së informacionit është vetë ekipi i Clinton, nga brenda. E-mail-et i nxorën anëtarët e ekipit Clinton që i përbuzin Clintonët”, shkruan Assange.
Julian Assange dhe miku i tij i afërt, ish ambasador në Britani, Craig Murray konfirmuan mbështetjen ndaj Trump dhe thanë se “ai ka të drejtë”.
/Veritas.com.al/