Bashkimi Europian ka nevojë për seli të Ushtrisë që të punojë  në dobi të force ushtarake të përbashkët, tha presidenti i Komisionit para anëtarëve të Parlamentit Europian në Strasburg.

Jean-Claude Juncker tha se mungesa e një “strukture të përhershme” ka rezultuar në shpenzime të kota për misionet ushtarake.

Pjesë e këtij fjalimi në analizë vjetore i kushtohej më së shumti vendimit të papritur të Mbretërisë së Bashkuar për të lënë BE.

Ai insistoi duke thënë se blloku nuk ëhstë në rrezik dhe nxiti bisedimet e Brexit që të mbarojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Zoti bunker njoftoi se Mbretëria e Bashkuar nuk pret  një akses selektiv “a la carte” në tregun e brendshëm pa pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve.

Tregu i brendshëm ka dominuar debatin e Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministra Theresa May e ka distancuar veten nga ministri i Brexit, David Davis kur ai tha se duke mbetur në një treg të veçantë mund të jetë “shumë e pamundur” në qoftë se kjo do të thotë heqje dorë nga kontrolli mbi kufijtë e Britanisë.

Vota Brexit i ka dhënë shtysë planeve për për operacione më të mëdha të mbrojtjes së përbashkët, sepse Mbretëria e Bashkuar është vazhdimisht një objekt i konfliktit potencial me interesat e NATO-s.

Por zoti Juncker tha se ushtria e përbashkët “mund të jetë një përplotësi me NATO-n” “Më shumë mbrojtje në Europë nuk do të thotë më pak solidaritet transatlantik”.

Një Fond për Mbrojtjen Europiane  mund të stmolojë kërkimet dhe zhvillimin ushtarak”, tha ai

 

/ Sipas BBC/