(FOTO: Ramuhs Haradinaj)/ 

Në gjykatën e Colmar në Francë ka nisur gjykimi ndaj Ramush Haradinajt, ish kryeministër dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nga ky gjykim varet fati i zotit Haradinaj: Të lirohet menjëherë nga arresti apo të ekstradohet për në Serbi.

Serbia ka bërë kërkesë për ekstradimin e Haradinaj në burgjet e shtetit të Serbisë- ka deklaruar Nela Kunurovic, ministre e Drejtësisë. Ajo ka deklaruar se Serbia e kërkon Haradinaj për “krime lufte kundër popullsisë civile gjatë vitit 1999”.

Më parë është paralajmëruar se në gjykatën e Colmar, ky po gjykohet Haradinaj, nga Serbia do të sillen prova të reja  mbi fajësinë e Haradinajt, përveç provave që janë paraqitur në Gjykatën e Hagës ku zoti Haradinaj është shpallur i pafajshëm.

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka kërkuar në Gjykatë që zoti Haradinaj të lirohet me kusht, duke i prerë rrugën mundësisë së një ekstradimi të mundshëm në Serbi. Dhurata Hoxha, ministre e Drejtësisë, ka deklaruar se ka dërguar në Gjykatë kërkesën për lirimin e zotit Haradinaj.

Ministria e Drejtësisë e Francës ka thënë se në arrestimin e Haradinaj nuk ka prapavijë politike, por është çështje e Drejtësisë.

/Veritas.com.al/