Që nga dita e fundit e muajit Gusht kur ish- burri vrau gjyqtaren Firdez Hafizi në Tiranë, është ngritur një angazhim i strukturave të policisë dhe disa organizatave jo-qeveritare kundër burrave të që ushtrojnë ushtrojnë dhunë në familje.

Megjithëse ka shumë shenja si të një fushate të përkohsshme, shoqëria e ka mirëpritur ‘aksionin’. Deri më sot ka një zgjim të madh denoncimesh nga gratë dhe fëmijët; gjithashtu edhe një fushatë arrestimesh nga policia.

Sot policia ka njoftuar edhe për katër arrestime të tjera:

Në Vlorë policia ka arrestuar, në flagrancë, 57-vjeçarin A.S, banor në lagjen ” 10 Korriku”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, të moshuarës 75-vjeçare, G.S.

Në Sarandë është arrestuar një 42-vjeçar me iniciale A.N. ‘Prej një viti dhe në vazhdim’ thotë policia- ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vajzës së tij të mitur Xh.N., 15 vjeçe.

Në Dibër është arrestuar në flagrancë 39-vjeçari me iniciale L. J., banues në Peshkopi. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes R.J dhe ndaj fëmijëve të mitur.

U arrestua edhe Xhevahir Hallulli, nga Kavaja, pasi dyshohet se ka rrahur dhe dhunuar psikologjikisht anëtarët e familjes, nënën, vëllanë e vet dhe bashkëshorten.