Nga: WARNER TODD HUSTON

Prezantuar si salloni i parë i kanabisit në vend, Lowell Cafe u hap të hënën në West Hollywood duke premtuar të sjellë një pjesë të Amsterdamit në Amerikë me mbështetjen e një grupi investitorësh që përfshin këngëtaren Miley Cyrus.

Salloni synon t’u ofrojë klientëve një menu produktesh me bazë kanabisi që mund të porositen dhe konsumohen në vend, me oferta përfshirë perzierje të mbështjella më parë dhe produkte të pirjes, sipas Bloomberg News.

“Konsumatorët e kanabisit gjithmonë janë orientuar ta marrin kanabisin në një qese plastike, ndërsa mund të shkoni në një darkë me një shishe verë,” tha bashkë-themeluesi David Elias. “Njerëzit duan të pinë një kana me miqtë e tyre në një kafene sic mund te pinin një birrë – jo në rrugicë ose në makinë.”

Produktet tymuese që kafeja do të ofrojë pothuajse po ngrihen ne këmbë ndërsa qeveritë në të gjithë vendin – dhe veçanërisht në Kaliforni – garojnë për t’i ndaluar ato, pas një numri vdekjesh që janë të lidhura me pirjen, veçanërisht me pirjen e produkteve në ibrik.

Elias pranon se ata janë në një zonë “të ndërlikuar” për pirjen.

“Është një situatë e ndërlikuar,” tha Elias.Ka diçka për të cilën mësojmë çdo ditë dhe na ndihmon në krijimin e vendimeve tona bazuar në informacionin që është në dispozicion për ne, i cili është shumë i limituar.”

Elias vuri në dukje gjithashtu se ishte e vështirë të shmangte kërkesat e qytetit për licensim. Sidoqoftë, përkundër barrierës së lartë rregullatore, Cafe Lowell është vetëm e para nga tetë kafenetë me ibrik që po përgatiten të hapen në West Hollywood.

Përveç këngëtares Miley Cyrus, Elias thotë se ai numëron të tjerë vipa si investitorë duke përfshirë, komedianin Chris Rock dhe këngëtarin Mark Ronson.

Elias nuk pranoi të komentojë mbi vlerësimin e ndërmarrjes së tij.

Veritas.com.al/