Habit me deklaratën sekretari i PD, Ervin Minarolli. AI deklaron se zgjedhje të lira dghe të ndershme nuk mund të ketë pa kryeministrin Edi Rama.

Këtë e ka thënë në një takim mobilizues me strukturat PD. Në një video të siguruar nga CNA.al, Minarolli, dëgjohet duke thënë se kjo ishte rruga e duhur, pazi zgjedhje të lira pa Ramën nuk mund të ketë.

“Prandaj them që kjo ishte rruga e duhur dhe zgjedhje të lira pa Edi Ramën nuk mund të ketë. Ne sot jemi në një moment shprese jo vetëm për degën dy por për të gjitha strukturat e partisë”, ka deklaruar Minarolli. Ndërkohë që të pranishëm në takimin në fjalë ishte edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Edhe pse opozita ka zhvilluar deri më tani 11 protesta dhe kusht kryesor ka largimin e Edi Ramës, sekretari i PD ka habitur dhe ka dalë kundër partisë së vet.

Veritas.com.al/