Pamjet e reja të fituara nga droni tregojnë dëme të mëdha të uraganit Michael në Mexico Beach, Fla., pasi stuhia e fuqishme zbarkoi të mërkurën … Mbeturina dhe rrugë te mbuluara me rërë, ndërtesa te shkatërruara dhe përmbytje janë në mes te shkatërrimit të treguar në video.
Të tjera relike, duke përfshirë anije te zhvendosura dhe çati të shkatërruara, janë gjithashtu të dukshme përgjatë një vije uji të mbushur me bankina. Droni gjithashtu tregon një pamje të qarte të asaj që duket se kane qenë dikur shtëpi dhe ndërtesa pergjate bregut te detit.
Ndërkohë, zyrtarët thanë se baza ajrore e Tyndall në Panama City, Fla., pësoi “dëme të rënda” në “infrastrukturën bazë.” Stuhia gjithashtu solli përmbytje të shpejta në pjesët e Carolina-s dhe Virxhinia-s ku uragani ishte me i dobët. P
ër afro 1 milion konsumatorë në Georgia , Florida, Alabama dhe Karolina e Jugut mungon elektricitet. Autoritetet vlerësojnë se stuhia shkaktoi të paktën 8 miliard dollarë dëme.
Veritas.com.a/