Nata e pestë dhe e fundit e festës së Birrës në Korçë kulmon me performancën e këngëtarit boshnjako-kroat, Goran Bregoviç.
Qytetarët e shumtë që janë pjesë e kësaj ceremonie festive, thonë se në Korçë këto ditë gjenden për të shijuar birrat Korça e Tirana, si dhe interpretimin e një artisti të madh siç e quajnë ato Bregoviçin. Ata shprehen se kanë ardhur të shijojnë muzikën e artistëve të tyre të preferuar.
“Shumë bukur, ka atmosferë dhe i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë tona. Jam më tepër fans i festës se i artistëve që do luajnë sonte”- tha një nga qytetaret.
“Unë kam ardhur të dëgjoj Bregovicin”-shprehet një tjetër.
“Kam ardhur nga Italia, jam i apasionuar pas kësaj muzike. Nuk na interesojnë shumë masat kemi ardhur për të ndjekur Bregovicin”